Muzikë

Granit Ismajli i kushton Gjilanit një këngë “Nuk njohim kufi”

Granit Ismajli i kushton Gjilanit një këngë “Nuk njohim kufi”

Këngëtari i njohur i estradës muzikore, Granit Ismajli, tani e një kohë ka shumë suksese me projektet e këngëve të ndryshme, ҫdo ditë e më shumë po i befason fansat e tij me projekte të reja muzikore.

Granit Ismajli të dielën pritet talanson këngën më të re të tij, kushtur qytetit të Gjilanit, e cila titullohet “Nuk njohim kufi”. Kjo këngë pritet të lansohet me 12 nëntor, ndërsa kënga do të jetë me motive folklorike.

Videoklipi i kësaj kënge është bërë në qytetin e Gjilanit nga kompania “Blackfish”, muzika nga Granit Ismajli dhe Genc Prelvukaj ndersa edhe teksti është bërë nga Genc Prelvukaj.

“Kjo këngë është më motive folklorike dhe ia kam kushtuar qytetit tim të lindjes Gjilanit, poashtu edhe gjirimi është bërë në Gjilan. Jam shumë i lumtur që sëbashku me Genc Prelvukaj kemi arritur ta komponojmë dhe ta ndajmë me ndëgjuesit tanë besnik. Qyteti im dhe fansat e mi, e meritojnë një këngë për t’ja kushtuar qytetit ku jemi lindur e po rritemi me të mirat e tij, shpresoj se publiku do ta mirëpretë këtë këngë pasiqë ata tani një kohë të gjatë e kanë kërkuar, ndërsa drejtëpërdrejtë dashamirët e muzikës kanë mundësi ta përcjellin promovimin e kësaj këngë me 28 nëntor për ditë të flamurit tek Teatri i Qytetit të Gjilanit”, ka bërë të ditur këngëtari Granit Ismajli.

You Might Also Like