Bashkë me kandidaten për deputete, Zaki Asllani, ndamë shpalosëm pjesë nga programi ynë zgjedhor, i cili parasheh zhvillimin rural përmes prioriteteve në bujqësi dhe në infrastrukturë të nevojshme.
Investimi në zonat rurale është interes kombëtar! Subvencionimi në bujqësi dhe blegtori, dy sektorë kyç që mund të zhvillohen lehtësisht në Grykën e Karadakut, është një nga prioritetet kryesore të Ramush Haradinajt dhe ekipit tonë në Kuvendin e Kosovës.
Por vizioni ynë nuk ndalet këtu!
Me natyrën e saj të mrekullueshme, Zhegra dhe fshatrat përreth kufirit kanë potencial të jashtëzakonshëm për turizëm. Ne do të investojmë për ta shndërruar këtë zonë në një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.
Për më tepër, do të krijojmë kushte të favorshme për kthimin e banorëve, duke ndaluar braktisjen e fshatrave për shkak të mungesës së mundësive.
Zhegra dhe Gryka e Karadakut kanë qenë gjithmonë prioriteti ynë – dhe këtë herë, asgjë nuk do të na ndalë!
Voto 137 për Kosovën Fituese!
+15
Të gjitha reagimet:
Ardian Azemi, Ajnur Maksuti dhe 6 të tjerë