Sportet me dorë

Te Drita rikthehen Prenga e Mehmeti, rikthehen edhe fitoret

 

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka rikthyer në radhët e veta dy lojtare. Arjola Prenga dhe Lorina Mehmeti janë rikthyer në ekip e me to është rikthyer edhe fitorja, kësaj radhe ndaj KV Prishtina.

Ndeshja është luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan dhe ishte kjo ndeshje e xhiros së shtatë.

Drita ka ngadhënjyer me rezultat bindës 3:0  (25:14, 25:22, 25:13).

Se cila është forca e Dritës do të shihet që në ndeshjen e radhës, kur do të përballet me Kastriotin e Ferizajt.

You Might Also Like