Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se çdo gjë është gati për “Flakën e Janarit 2017”, e cila sivjet do t’i kushtohet kreshnikut të Karadakut Idriz Seferi.
“Miq, Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet që nesër të filloj manifestimi shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2017”. Po vazhdojmë edhe pas 26-vjetëve t’i nderojmë heronjtë, dëshmorët e martirët, të cilët sakrifikuan për këtë ditë të bardhë. Janari i flakës së pushkës së Nuhi Berishës e Rexhep Malës, rënies së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, gjaku i Reshati Ymerit dhe ndarja nga jeta e Presidentit Rugova, na bashkon e na pajton me një qëllim. Përvjetori i lindjes së Idriz Seferit na rikthen në nderim për kryengritësin më të madh shqiptarë. Mirë se vini në kryeqytetin kulturor të shqiptarëve”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.