Gjilan

Haziri takon Kamberin e Sinanin për avancimin e të drejtave civile të shqiptarëve të Kosovës Lindore

Gjilan, 19 dhjetor 2017 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga dhe kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriun,  ka pritur sot në takim këshilltaren dhe ish-kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin.

Në këtë takim u bisedua për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, në veçanti të drejtave civile të shqiptarëve të Preshevës dhe Bujanocit në Komunën dhe regjionin e Gjilanit.

“Është njëra prej kauzave që ne jemi munduar në implementim të Rezolutës së Kuvendit të Republikës, i cili përmes saj ka marrë obligime që edhe në Kosovë dhe jashtë saj t’i shtyjë agjendat politike të shqiptarëve. Edhe më tutje nuk kemi iniciativë ligjore për ndryshimin e ligjit për shtetësi në mënyrë që të drejtat civile të qytetarëve të Kosovës Lindore të garantohen dhe të realizohen”, tha kryetari Haziri.

Ai pohoi se kanë biseduar edhe lidhur me mikro-regjionin Gjilan-Preshevë-Kumanovë, ku hyn edhe Bujanoci dhe 17 komunat e regjionit lindje.

Haziri ka paralajmëruar se në mars do të mbahet takimi i Komitetit të Regjioneve të BE’së, ku do të marrin pjesë të gjitha komunat e regjionit tonë nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia, duke synuar që ta zhvillojnë programin e përbashkët me interes të veçantë.

Nga ana e tyre, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe iniciativat e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm në kuadër të mikro-regjionit europian Gjilan-Preshevë-Kumanovë në interes të të gjitha palëve, sikurse edhe për përahjen e vazhdueshme për shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Haziri në fund ta uruar kryetarin Kamberi për anëtarësim e Komunës së Bujanocit në Agjencionin për Demorkaci Lokale me seli në Strasburg dhe në Bruksel, përderisa ka uruar zonjën Sinani për zgjedhjet lokale në Preshevë të cilat do të mbahen në fund të vitit, duke shpresuar që ky proces të kaloj në mënyrën më të mirë.​

You Might Also Like