Kishin nisur projektin që të shkojnë në Evropë dhe gati një vit më pas janë larguar nga elita e hendbollit kosovar. Klubi i Hendbollit Drita po e lë Superligën pas një stinori ku janë përballë me të gjitha vështirësitë e mundshme, kryesisht ato të aspektit financiar.
Në një postim të tijin në facebook, Arbër Sylejmani, portier i këtij klubi ka shkruar:
Ndjehem i mërzitur, klubi i zemrës dhe i fëmijërisë është larguar nga elita, duke lënë kështu mundin, djersën dhe sakrificën e madhe ndër vitesh të shkojnë̈ poshtë̈.
HC Drita ishte klubi në cilën e kaluam kohën më të madhe, fillimisht si fëmijë duke bërë hapat e parë dhe duke mbështetur ekipin nga shkallët e tribunave, e më pas duke shërbyer me krenari dhe privilegj ngjyrat e saj.
Është më mëkat se si qyteti i “biznismenëve” dhe autoritetet komunale e lanë njërin ndër klubet ikonike në këtë gjendje.
Turpin dhe përgjegjësinë le ta mbajnë̈ ata që e lanë Dritën të “fiket”, ndërsa emri do të ekzistojë gjithmonë̈, të paktën në memorien e secilit prej nesh.