Klubi i Hendbollit Drita, që sivjet është riorganizuar, si është më së miri e ka nisur kampionatin. Ata që në nismë kanë shënuar fitore në ballafaqim me Trepçën nga Mitrovica, duke ngadhënjyer me rezultat 32:28.
Ky klub me nam, për disa vite kishte humbur shkëlqimin që e kishte dikur, por tashti së fundi, pas riorganizmit, klubi ka bërë përforcime të duhura si në shtabin teknik, ashtu edhe në fondin e lojtarëve, andaj pritet që ky ekip të luaj rol me rëndësi në kampionat, për të mëtuar më pas për të qenë edhe pjesëmarrëse në garat evropiane.