Hendbollistet e Dritës të gjeneratave të ndryshme më 23 dhjetor në Palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, në shenjë të përkujtimit të trajnerit të tyre, Agim Shkodra, i cili para dy viteve ndërroi jetë , do të zhvillojnë një ndeshje hendbollistike të gjeneratave të ndryshme për të nderuar kontributin e ish-hendbollistit e trajnerit të mirënjohur, Agim Shkodra. Njëra ndër hendbollistet e Dritës së pas luftës, Filloreta Ismajli-Latifaj, ka bërë të ditur se kjo ndeshje do t’i dedikohet ish-trajnerit të tyre Agim Shkodra. “Në shenjë të respektit për ish-trajnerin tonë, Agim Shkodra, shumë hendbolliste kemi shprehë dëshirën që me një ndeshje reviale ta përkujtojmë trajnerin tonë, i cili me punën e tij profesionale ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm tek klubi i Dritës por në përgjithësi në hendbollin e Kosovës. Kjo do të jetë një ndeshje me plot emocione për ish-trajnerin tone, i cili me punën e tij ka nxjerrë shumë hendbolliste që më vonë edhe kanë mbrojtur ngjyrat e Kombëtarës së Kosovës. I qoftë i lehtë dheu trajnerittë papërsëritshëm, Agim Shkodrës”. Ndeshje do të zhvillohet te enjten dhe fillon në ora 18:30 .