OPINION

Histori që nuk duhet harruar, sidomos gjeneratat e reja

Shkruan: Nijazi Musmurati
FRANCË – RAMBOUILLET
Histori që nuk duhet harruar, sidomos gjeneratat e reja
Shumë njerëz me dije apo pavetdije po e shtrëbërojnë historinë.
Ngjarjet nepër të cilat ka kaluar Kosova duhet të shkruhen dhe të thohen ashtu siç kanë ndodhur apo evoluar (na pëlqej apo jo) sepse vetëm kështu jemi më të fuqishëm.
Po të mos ndodhte Rambujeja – nuk do të arrinim këtu ku jemi sot
Delegacioni i Kosovës në përbërje:
– Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) që e përfaqësonte udhëheqësi politik i UÇK-së
z.Hashim Thaqi dhe të tjerë
– Lidhja Demokratike e Kosovës që e përfaqësonte lideri i saj Dr.Ibrahim Rugova dhe të tjerë
– Lëvizja e Bashkuar Demokratike që e përfaqësonte Akademik Rexhep Qosja dhe të tjerë; si dhe struktura të tjera.
U dakorduan që delegacionin negociator për bisedime ta udhëheqë përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)-së z.Hashim Thaqi
– Më 06.02.1999 në Rambuje të Francës filloi punimet Konferenca e Rambujesë për Kosovën që zgjati 17 ditë.
Përfundoi pa sukses për shkak të kushteve të papranueshme të Serbisë.
– Rrethi i dytë i bisedimeve filloi më 15 Mars në Paris që nuk përfundoi me sukses.
Për dy javë rresht udhëheqësi politik i UÇK- së Hashim Thaqi nëpër male kishte prezentuar këtë marëveshje bazë te komandantët e zonave të UÇK – së.
Hashim Thaqi sërish u rishfaq në Rambuje pas dy javësh, pak para fillimit të negociatave, duke iu bashkuar delegacionit.
– Delegacioni i Kosovës më 18 Mars 1999 firmosi zyrtarisht këtë marëveshje në një ceremoni e cila kishte zgjatë më pak se 5 minuta, e që ishte bojkotuar nga Delegacioni Serb që nuk e kishte nënshkruar si dhe negociatori Rus.
– Më 21 Mars 1999 Ambasadori Riçard Hollbruk shkoi në Beograd me një mision të fshehtë, ta paralajmëroj për se fundit herë Millosheviqin.
– Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999 sekretari i përgjithshëm i NATO-s Havier Solana urdhëroi gjeneralin e NATO-s Vesly Klark t’i nisë operacionet ushtarake ndaj caqeve Serbe. — Natën e 24 Marsit 1999 rreth orës 20.00 sipas orës lokale NATO fillon fushatën ajrore, me qëllim izolimin e makinës luftarake serbe në Kosovë dhe vendosjen e paqës në pajtim me planin ndërkombtarë të arritur në Rambuje të Francës. Pas 78 ditë bombardimesh pasoi tërheqja e forcave Serbe nga Kosova dhe vendosja e misionit të OKB -së UNMIK në Kosovë.
– Më 12 Qershor 1999 u larguan Forcat Serbe nga Kosova.
– Më 17 Mars 2008 në Kuvendin e Kosovës të zgjedhur nga populli, Hashim Thaqi lexoi deklatatën kushtetuese që Kosova të shpallet Shtet Sovran dhe i Pavarur.
Me të shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran fillon njohja e Kosovës nga shtetet e Botës.
– Më 14 dhjetor 2018 Parlamenti i Kosovës aprovoi 3 ligjet për shëndrrimin FSK-së në USHTRI të KOSOVËS.

You Might Also Like