Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit mes kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe ministritë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu për banimin e përballueshëm.
I pari i Komunës së Gjilanit, tha se banimi i përballueshëm po jetësohet, duke filluar me Gjilanin.
“Sot, bashkë me ministrin e MPHI-së, Liburn Aliu, kemi finalizuar marrëveshjen për banimin e përballueshëm”, tha Alban Hyseni.
Kryetari më tej theksoi se Qeveria e Kosovës, u ka ofruar mundësinë të gjitha komunave të Kosovës, duke kërkuar prej tyre vetëm parcelat.
“Qeveria e Kosovës, bashkë me komunat, për qytetarët e Republikës”, tha kryetari Alban Hyseni.