Gjilan

Hyseni: Me krenari po ndihmojmë policinë, nga zyrat pa kushte minimale, në ambiente tërësisht të renovuara me kushte të denja për punë

I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar objektin e renovuar  të ish-QKMF-ës në të cilin tash janë Policia Rajonale e Gjilanit.

Ai bashkë me drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit Agron Rukiqin, kanë parë mjediset e reja të punës për policët e rajonit.

“Me krenari po ndihmojmë Policinë e Kosovës. Së bashku me drejtorinë rajonal dhe pjesëtarë të tjerë të PK-së, kemi vizituar ambientet e tyre të reja të punës”, tha Alban Hysnei.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregoi se nga kontejnerët me afat skadimi tash e 15 vite, nga ish-burgu i qytetit dhe zyrat pa kushte minimale, në ambiente tërësisht të renovuara me kushte të mira dhe të denja për punë.

Sinqerisht Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit

You Might Also Like