Futboll

Hyseni: Merituam më shumë se një pikë

Ismet Munishi, kryetrajner i Gjilanit, ndeshjen e ka përcjellë nga tribunat, kurse në vend të tij ndeshjen e Gjilanit e ka drejtuar ndihmësi i tij, Alban Hyseni.

Nëse në fillim të ndeshjes, Gjilani nuk do të ishte i kënaqur me barazim, në fund të saj, ekipi kuq e bardhë mezi e nxorri një pikë.

Alban Hyseni, ndihëmëstrajner te Gjilani tha se pjesën e parë, sidomos 20 minutat e para nuk i kishin nisur mirë. Kurse, pjesëlojën e dytë ekipi i tij e ka dominuar tërësisht. Hyseni, tha se Gjilani mbetet në garë për titull dhe se duhet menduar për ndeshjet e radhës.

You Might Also Like