Futboll

Batatina me fjalë të rënda ndaj gjyqtarit

Llapi ishte afër të merrte një fitore të madhe në udhëtim, por Gjilani barazoi në fund dhe vazhdoi serinë prej 20 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Pas barazimit, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili shprehu indinjatë ndaj gjyqtarit Gramos Shala, për të cilin tha se ai ua mori pikët.

“Nga minuta e parë u vërejt një arbitër që se meriton me qenë në Superligë, Gramos Shala duhet me i ardhë marre. Ai është ardhe me çdo kusht me na mposht, gjithë ata kartona pa nevojë. Këto pikë na i mori Gramos shala, jo Gjilani. Çdo kontakt me topin ka qenë faull. Këto pikë Gramosi t’i çon te shpia, sa të jom une Gramos Shala nuk ka me referu te Llapi. Marre çka ka ba. Nuk na ka lënë me lu futboll. Djemt kanë bo maksimumin, Gramosit i thom që Llapin munet me pa në TV, ma me referu jo”.

You Might Also Like