Teatër

Hyseni: Teatri i Gjilanit, është i pari në Kosovë me çmim ndërkombëtar

Kryetari komunës, bashkë me drejtorin e Kulturës Kushtrim Zeqirin dhe drejtorin e Teatrit Erson Zymberin, priitën aktorët e brezave të ndryshëm.
Kjo u bë në shenjë mirënjohje e respekti për punën, përkushtimin dhe rezultatet e tyre.
Kryetari Alban Hyseni, tha se Teatri i Gjilanit, është i pari në Kosovë me çmim ndërkombëtar.
“Ky ndoshta mund të cilësohet si suksesi më i madh mes shumë rezultateve të tjera të Teatrit të Qytetit të Gjilanit”, tha Hyseni.
I pari i komunës, tregoi se bashkë me drejtorin e Kulturës Kushtrimin dhe drejtorin e Teatrit Ersonin mirëpritën aktorët e brezave të ndryshëm, në shenjë mirënjohje e respekti për punën, përkushtimin dhe rezultatet.

You Might Also Like