Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Ismet Hashani, derisa ka njoftuar se i ndjeri ishte nga Bujanoci, raporton Gazeta Express.
“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kane ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusëve”, njoftoi Hashani.
“Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes ësht siguruar, njoftohet se viktima e cekur eshte pa shenja jete”, deklaroi tutje ai. /Gazeta Express/