Futboll

Ibrakoviq: Kurrë nuk kemi luajtur për të ikur nga barazhi

Abdulah Ibrakoviq, kryetrajner i Prishtinës ka thënë pas ndeshjes se e rëndësishme se përveç tri pikëve ishte se ekipi tregoi moral të lartë.

“Ishte një ndeshje e vështirë në një kohë shumë të rëndë. Luajtëm ndaj Gjilanit që është ekip i fortë. Jemi përgatitur edhe taktikisht për këtë ndeshje dhe arritëm ta realizojmë atë gjatë ndeshjes”.

“Me rëndësi është ekipi që tregoi moral duke dhënë gjithçka nga vetja në këtë kohë dhe ndeshje kaq të vështirë, unë vetëm i përgëzoj lojtarët”.

“Dua të them vetëm një gjë, ne kurrë nuk kemi luajtur për të ikur nga barazhi dhe nuk do të luajmë as tash”, ka thënë Ibrakovic.

You Might Also Like