Sportet me dorë

Ilazi: Finalja pa Dritën nuk ka hijeshi

Finalja e madh në volejboll që do t’a përcaktoj kampionin, sivjet do të mbahet pa KV Drita nga Gjilani, ngase në të do të luajnë M-Technologie dhe Skenderaj.

Gjilanaset u mposhtën në ndeshjen vendimtare me KV Skenderajn, kurse kryetrajneri i tyre Lorik Ilazi u ka uruar ekipeve finaliste.

“U mobilizuam vonë, por edhe përkundër kësaj patëm topin e ndeshjes, por fati nuk ishte në anën tonë. Sivjet nuk ishim nisur për t’u bërë kampionë, ngase që në nismë patëm largimin e lojtareve shumë të mira Venera Kadriu e Ronita Leka, u lëndua Fjolla Shabani e patëm shumë lojtare. Për të pasuruar fondin pas tetë viteve rikthyem Vlora Berishën dhe përkundër krejt këtyre problemeve ishim shumë afër finales, por fati në fund nuk ishte me ne”, ka thënë Lorik Ilazi, që ka premtuar rikthimin e fuqishëm të KV Drita./kryelajmi.com/.

You Might Also Like