SPORTI

Intelektualët bëhen gati për dy ndeshje, njërën për volejboll e tjetrën për futboll

Fundjavë me aktivitete, pas klubeve me emrin DRITA!

Ky vikend i sheh Intelektualët të impenjuar, me dy paraqitje në dy ditë, në dy sporte të ndryshme, pas klubeve tona Bardhë e Kaltër.

Të Shtunën mbrëma (nesër), mblidhemi të gjithë bashkë nga ora 20:30 në sallën e sporteve ‘Bashkim Selishta’, aty ku vashat e Dritës e luajnë finalen e Play Off. Prezenca jonë duhet të jetë sa më madhore, sepse edhe rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe.

Ndërsa të Dielën, me fillim nga ora 15:00, shkojmë pas Dritës në futboll, në fushën me bari sintetik te rrethi, ku Krenaria e Qytetit përballet me Drenicën. Edhe aty, nevojitet një paraqitje e jona sa më masive, vetëm për historinë dhe emrin e madh që Dritën gjithnjë e kanë veçuar!

Për të gjithë anëtarët e grupimit tonë, të gjithë ata që e konsiderojnë veten pjesë të familjes së madhe të Intelektualëve, prezencën në këtë fundjavë mbrapa banerit për mbështetje, e kanë obligative.

Bëhemi gati, për dy ditë plotë këngë e pasion, pranë dashurisë tonë të vetme!

You Might Also Like