I rëndë lajmi për vdekjen e pedagogut të palodhshëm, qytetarit të sjellshëm, atdhetarit të dalluar e mikut tonë të pazëvendësueshëm, Faredin Murtezi.
U njohëm gjatë kohë. Sa herë e takoja, mësoja diçka të re e me vlerë. Gjithmonë ishte në disponim për të folur për të gjitha temat. Më duhet ta pranoj se kurrë nuk mundeshe me i gjetë një fije fjale pa vend.
Faredinin do ta kujtojmë përjetë si njeriun e pedagogun e veçantë.
Ngushëllime familjes, kolegëve të profesionit dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.
U prehtë në paqe Faredini!
Nazim Gagica