Takim me veteranët e futbollit gjilanas
Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ndër vite, komuna e Gjilanit ka mbledhur futbollistët e gjeneratave të ndryshme, të cilët i ka nderuar me mirënjohje.
Në këtë mbrëmje, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, ka theksuar se është shumë i lumtur që sonte në këtë takim të futbollit ka dëgjuar histori interesante të futbollit dhe është mahnitur se sa shumë histori ka futbolli i Gjilanit.
“Kohëve të fundit, stadiumi po na sjell probleme, por ne megjithatë po mundohemi të bëjmë më të mirën për futbollin”, ka thënë kryetari Hyseni, që ka shtuar se secili nga këta të pranishëm ka dhënë kontribut të veçantë, andaj ka kërkuar që takime të tilla të ketë edhe në të ardhmen.
Jakup Berisha, ish-futbollist i hershëm, tha se ky është një takim i rrallë dhe ndoshta është hera e parë që takohemi kështu së bashku. “Ju jeni ata që keni dhënë kontribut të veçantë për futbollin e Gjilanit dhe të rrethinës. Secili nga ju ka dhënë kontribut të pamohueshëm, tha ai.
Në këtë takim ka folur edhe Ekrem Beqiri – Rukovci, i cili me theks të veçantë është ndalur te futbolli në vitet e nëntëdhjeta, që ishte kohë shumë e vështirë për futbollin gjilanas dhe atë kosovar./kryelajmi.com/.