Futboll

Ish-kapiteni i Gjilanit kalon te Llapi

Llapi ka konfirmuar se ka transferuar Besar Musollin, që së fundmi ishte pjesë e Gjilanit.

Skuadra nga Podujeva bëri të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndëryrje) të Llapit:

𝐁𝐄𝐒𝐀𝐑 𝐌𝐔𝐒𝐎𝐋𝐋𝐈 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐋𝐈𝐍𝐃𝐉𝐄

Mesfushori llapjan me shumë eksperiencë në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Besar Musolli rikthehet në vendlindje dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin tonë.

Pas tri viteve tek skuadra e Gjilanit, Musolli do vijoj t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër të klubit tonë në edicionin e ri.

Ish-kapiteni i Kukësit është prezantuar në ambientet e klubit tonë në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella.

Eksperienca e Musollit dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej një sportisti do i ndihmojnë ekipit tonë fuqishëm në arritjen e objektivave.

Mirësevjen dhe paq suksese me ngjyrat bardhekaltër, BESAR MUSOLLI.

You Might Also Like