Futboll

Ish-kapiteni kthehet te Drita

Ish-kapiteni dhe ish-mesfushori defanziv i KF Drita, Armend Kastrati edhe zyrtarisht është rikthyer në FC Drita. Tashti çdo gjë është zyrtare dhe Kastrati që stinorin e kaluar ka luajtur për KF Hajvalia, tashti është kthyer në klubin ku për vite me radhë kishte bërë emër.

Përforcimin më të ri te FC Drita e ka prezantuar Fisnik Kërçeli, drejtues në KF Drita. Ardhja e Kastratit ishte paralajmëruar më herët e tashti vetëm se është zyrtarizuar dhe bashkë me të do të vinte edhe portieri Betim Halimi. Drita gjithashtu do t’i ketë shërbimet edhe të një lojtari tjetër. Qëndrim Sejdiu, ka nënshkruar për klubin gjilanas dhe pritet që në pranverë t’i ndihmojë në qëllimin për mbetje në elitën e futbollit kosovar dhe në garat për kupë.

You Might Also Like