Pas një sëmundje të shkurtë në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Ismajl Sali Kastrati, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
I lindur në Hogosht të Kamenicës, në një familje me tradita kombëtare Kastrati mbajti pozita të ndryshme të larta në fushën e ekonomisë dhe financave. Prej vitit 1999 deri në vitin 2005 ai ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe prej vitit 1999 deri në vitin 2002 ishte anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës.
Në vitet e 90-ta për shkak të aktiviteti të tij politik ishte burgosur nga regjimi serb. Në vitin 1999 ai shërbeu si zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Gjatë periudhës 1992 deri në vitin 1999 Kastrati ishte zyrtar në Këshillin qendror të Kosovës për financa, fillimisht duke shërbyer si kryetar i Komisionit për financa dhe pastaj si kryetar i Këshillit.
Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e qytetit në Arbëri, Prishtinë.