Gjilan

Ismajli: Situata në Gjilan është e qetë dhe e menaxhueshme, ekipet janë në terren

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorin e Shëndetësë, Selami Xhemaili, kanë takuar gjatë ditës përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë e Kosovës, shëndetësinë primare, Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik dhe Spitalin Regjional, ku u riktheksua se gjendja është e qetë dhe e menaxhueshme.

Ismajli ka thënë se ekipet mjekësore vazhdimisht janë në terren, ku përsëri përgjatë ditës së nesërme do t’i vizitojnë familjën e prekur në Vrapqiç.

“U njoftuam se gjendja e të prekurve është e mirë, ku po mbahet nën kontrollë të vazhdueshme nga ekipet mjekësore. Gjithashtu, ju njoftojë se ekipet tona mobile, janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat dhe nevojat tuaja, andaj, jemi të gatshëm, në çdo orë, e çdo çast, për t’iu dalë në ndihmë të vazhdueshme të gjithë qytetarëve, në veçanti, zonave të prekura, të cilat po ballafaqohen me këtë pandemi”, ka shtuar nënkryetari Ismajli.

Me këtë rast, i dyti i Gjilanit ka falënderuar policinë e shtetit, të cilët kanë aktivizuar dhe rritur mekanizmat e tyre në funksion të udhëheqjes dhe menaxhimit të situatës, në Gjilan.

“Poashtu, një mirëseardhje të veçantë për Major, Zejnullah Surdulli, i cili na është bashkangjitur ekipit tonë, ku me punën dhe profesionalizmin e tij, do të na ndihmon në favor të menaxhimit të situatës pandemike”, ka përfunduar Ismajli.

You Might Also Like