Futboll

Italianët të interesuar për të blerë SC Gjilanin

12 shtator, 2022 – Presidenti Agim Ademi, sot, priti në takim menaxherin e futbollit nga Italia, Andrea D’Amico.

D’Amico e njoftoi presidentin Ademi se qëllimi i ardhjes së tij në Kosovë është interesimi ndaj klubit SC Gjilani, me zyrtarët e të cilit veçse ka biseduar gjatë ditës së djeshme, e po ashtu identifikimi i talentëve kosovarë dhe mundësia që futbollistët tanë të transferohen në klubet evropiane.

Ndërsa qëllimi i takimit me presidentin Ademi ishte informimi nga afër për zhvillimin e futbollit kosovar, për çka edhe e përgëzoi të parin e FFK-së, teksa u diskutua edhe për gjetjen e formave për bashkëpunim me të rinjtë kosovarë.

Presidenti Ademi e falënderoi menaxherin Andrea D’Amico për interesimin ndaj futbollit dhe futbollistëve tanë, teksa e njoftoi atë se futbolli kosovar vitet e fundit ka shënuar progres, pasiqë po zhvillohet me hapa të shpejtë, të sigurt dhe të suksesshëm.

You Might Also Like