Gjilan

Ja kandidatja e Nisma-s për kryetare të Gjilanit

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma për Kosovën  gjatë një konference për media ka bërë të ditur emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë për kryetarë komune në zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 22 tetor. Limaj ka bërë të ditur se  si grupacion politik, pretendimet i kanë reale dhe  do të jenë  të vendosur në frymën dhe vizionin e tyre social-demokrat dhe do të mundohen  që  aktivitetin e tyre ta shtrijnë në gjithë territorin e Kosovës.

Kandidate e Nisma për Kosovën në garën për kryetar të Gjilanit do të jetë Anila Kastrati. Anila Tusha – Kastrati me profesion është profesoreshë.

You Might Also Like