“Të gjithë e kanë llogaritur Gjilanin si favorit të kësaj ndeshje dhe ishte normale kjo pasi kanë një fond të mirë të lojtarëve, por unë si trajner e kam thënë nga fillimi që do të hyjmë vetëm për fitore duke ditur se është vetëm një ndeshje.
Çelsi i fitores së sotme ishte disiplina taktike e jona në fushë, mendoj që me një ndeshje përfikte kaluam tutje”, deklaroi fillimisht Sejdiu për “Super Sport Kosova”.
Ai m pas bëri edhe një dedikim emocionues për këtë fitore:
“Fitoren e sotme ia dedikojë bashkëshortes time që nuk është më në këtë jetë të cilën e kam pasur një përkrahës t’madh gjatë gjithë jetës time, por fitorja shkon edhe për tifozët e Drenicës dhe gjithë Skenderajn”, përfundoi tekniku mitrovicas.
Ky i fundit, debutoi sot në stolin e Drenicës, dhe një fillim i tillë pozitiv natyrisht se do të jetë mjaft frymëzuese për fazën e mbetur të kampionatit.