Futboll

Ja kur do të zhvillohet kryendeshja Gjilani – Drita

Kryendeshja Gjilani – Drita e vlefshme për xhiron e shtatëmbëdhjetë do të zhvillohet këtë të diele, me fillim në ora 13 në Stadiumin me Bari sintetik në Gjilan.

Të dy ekipet hyjnë në këtë ndeshje pas fitoreve të shënuara në xhiron e kaluar. Kuq e bardhët nga Gjilani në ndeshjen e kaluar fituan me rezultat bindës 4:0 ndaj Lirisë së Prizrenit dhe tani djelmoshat që drejtohen nga Gentjan Mezani janë në pozitën e shtatë me 17 pikë të tubuara.

Në ndërkohë, Drita pas një seri të dobët të rezultateve, me ardhjen e kiryetrajnerit të ri Zekirija Ramadani, ka shënuar fitore në fushë të vet ndaj Feroniklit ’74 me rezultat 3:1. Zekirija Ramdani e njeh shumë mirë lojën e Gjilanit, por njëjtë e njeh edhe Gentijan Mezani, andaj pritet një përballje taktike dhe shumë interesante në këtë xhiro. Është mëkat që edhe kësaj here një numër i vogël i shikuesëve do të përcjellë këtë ndeshje, ngase stadium i qytetit ende nuk është gati e si po shkojnë punët në të, duhet të presim edhe një kohë të gjatë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like