Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja e mbetur Prishtina – Drita

FC Prishtina ndeshjen e radhës që është shtyrë e që i takon i takon xhiros së tretë të Albi Superligës së Kosovës në futboll ndaj FC Dritës do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 28 shtator (e mërkurë) duke filluar nga ora 19:00.

Prishtinës i është zbutur dënimi prej dy ndeshjeve që duhej t’i luante pa tifozë, vendim që ishte marr nga Komisioni Disiplinor pas incidentit që ndodhi para ndeshjes kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri” e zhvilluar në fillim të këtij muaji.

Prishtina ishte dënuar me dy ndeshje pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 1200 euro.

Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë të premten ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë pjesërisht pas rishqyrtimit të lëndës ku ka vendosur që Prishtina të dënohet me vetëm një ndeshje pa praninë e shikuesve, ndërsa gjoba prej 1200 eurosh ka mbetur në fuqi.

Prishtina tashmë e ka kryer plotësisht dënimin pasi paraprakisht ka luajtur pa tifozë ndaj Malishevës, disa ditë më parë në Lipjan.

You Might Also Like