Futboll

Ja kush do ta drejtojë kryendeshjen Gjilani – Drita

Këtë të shtunë, në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan do të zhvillohet ndeshja derbi në mes të Gjilanit dhe Dritës, që është derbi më i zjarrtë në Kosovë.

Pos këtij derbi, në Podujevë do të zhvillohet ndeshja e sezonit, ku mund të vendoset fati i titullit kampion, aty në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi e pret Ballkanin.

Ndeshjen derbi ndërmjet Gjilanit e Dritës do ta drejtojë gjyqtari Erdion Podvorica me ndihmësit e tij Edmond Zeqiri dhe Enis Bejtullahu, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti. Në VAR do të jetë Isak Ceroviku, derisa në AVAR Fatmir Sekiraqa.

Kjo ndeshje do të jetë shumë domethënëse për Gjilanin, i cili me ngulm do të kërkojë fitoren për t’i ikur zonës së barazhit, derisa Drita që vetëm matematikisht ka gjasa për titulll, synim e ka edhe vendin e dytë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like