Sportet me dorë

Ja si është përgatitur Palestra e Sporteve për ndeshjen e CEV Cup Drita – Šelmy Brno

 

Çdo gjë është gati për ndeshjen e CEV Cup ndërmjet Dritës dhe Šelmy Brno, e cila do të luhet sonte me fillim në ora 20 në Palestrën e Sporteve në Gjilan.

Palestra e Sporteve në Gjilan është e gatshme për të pritur ekipin nga Çekia, gjyqtarët ndërkombëtarë dhe zyrtarët tjerë. Si asnjëherë më parë, palestra ka marrë pamje të bukur e shtruar me shtrojë special për ndeshje të volejbollit, me ndriçimin e duhur dhe pajisjet tjera përcjellëse të nevojshme për ndeshje ndërkombëtare. Të rikujtojmë se të dy ndeshjet do të zhvillohen në Gjilan, ngase ishte arritur marrëveshje me klubin cek një gjë e tillë shkaku i vështirësive në kohë pandemie.

Ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesve, por do të shfaqet drejtpërdrejt në RTK4 me fillim në ora 20.

You Might Also Like