Volejbollistet e Dritës në kryendeshjen e volejbollit ndër femra kanë mposhtur Kastriotin e Ferizajt me rezultat 3 :1, duke dëshmuar formë të mirë edhe pa lojtaren më të mirë në Kosovë, Fjolla Shabani, e cila është lënduar.
Seti i parë ka paralajmëruar një zhvillim krejt, ngase Ferizajaset ishin shumë më të mira dhe ngadhënjyen me rezultat 21:25. Vashat e Dritës në setin e dytë u mobilizuan dhe nisën të luajnë më përgjegjshëm dhe setin e dytë e fituan me rezultat 25 :18. Në setin e tretë Drita ishte edhe më bindëse, duke ngadhënjyer mne 25 :15, kurse loja e mirë e vashave të Lorik Ilazit ka vazhduar edhe në setin e katërt, të cilin Drita e fitoi me rezultat 25 :21.