Drita dhe Malmo luajnë ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve të martën në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e këtij dueli.
Kryesori do të jetë Boris Marhefka nga Sllovakia, shkruan Gazetasheshi.com.
Atij do t’i ndihmojnë Peter Kovac, Marek Galo dhe Pavol Chmura si i katërti, të gjithë nga Sllovakia.
Vëzhgues i ndeshjes është Kazimierz Oleszek nga Polonia, kurse vëzhgues i referëve do të jetë Thomas Einwaller nga Austria.
Ndeshja luhet prej orës 20:45, teksa pritet me interesim të madh, sidomos nga gjilanasit.