Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët e Nebi Hasani në Facebook.
Njoftimi nga familja:
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes u nda nga jeta më i dashuri jonë Nebi Hasani.
Varrimi i të ndjerit do të behet me Ikindi në varrezat e Gjilanit. Nisja e Funeralit bëhet nga shtëpia e të ndjerit.
U prehtë në paqe shpirti tij i bardhë.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shkruar:
Ende pa u bërë një vit nga pensionimi i tij i parakohshëm, ka ndërruar jetë zyrtari Nebi Hasani, i cili shërbeu për katër dekada në administratën e komunës së Gjilanit.
Nebiun do ta kujtojmë përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë atyre që e njohën.