Gjilan

Kadriu: Ka ardhur koha e njerëzve me duar të pastra dhe të pakorruptuar

Në kuadër të takimeve me nëndegë që po zhvillohen intenzivisht gjatë këtyre ditëve të fundit, kryetarti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, ka qëndrur në Cernicë dhe ne lagjen e Zabelit ku është takuar me anëtarë të strukturës, simpatizantë dhe banorë të këtij fshati. Në një bashkëbisedim me banorët, ai tha se ka ardhë koha që Gjilanin ta përfaqësojnë njerëz që janë dëshmuar se në politikë nuk kanë hyrë që të bëhen të pasur, por e shohin atë si mundësi për ti ndryshuar gjërat në vend dhe për ti ofruar mirëqenie qytetarëve.

“Përgjatë këtyre tre vite e gjysëm në bashkëqeverisje në Gjilan, unë si nënkryetar i komunës nuk kam shpenzuar as edhe një cent të qytetarëve dhe të gjitha shpenzimet si nënkryetar i kam mbuluar nga xhepi im, prandaj përkrahja e juaj për kandidatët për deputetë nga Gjilani, do të përkthehet në investime për Anamoravën dh prioritet për qeverinë Haradinaj”, ka thënë Kadriu.

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, gjithashtu candidate për deputete Magbule Shkodra, tha se projekti I Haradinaj për Kosovën, garanton heqje të vizave për qytetarët e saj, në mënyrë që rinia të lëvizë liirshëm, të studiojë jashtë vendit dhe të kthehen prapë në vendin e tyre për të dhënë kontributin e tyre.

“Plani katër vjeqar i qeverisjes së Haradinaj, garanton kushte të mira pune për mjekët, për studime, për punësim dhe zhvillim ekonomik. Përkrahja juaj për kandidatët që vijnë nga Gjilani, është mundësia e vetme që ju të kërkoni llogari, sepse duke i përkrahur këta kandidatë për deputetë, Gjilani edhe më fuqishëm do të jetë në agjendën qeverisëse të Ramush Haradinaj. Pra, do të jemi zëri juaj në institucione të Kosovës dhe kësisoj do të fuqizojmë edhe rolin e gruas në vendimmarrje”, ka thënë Shkodra.

Malishevasit e duan një shtet demokratik, ligjor dhe me ushtri dhe këtë e presin vetëm nga kryeministri Ramush Haradinaj

Gjilan, Maj 2017

Malisheva e Gjilanit ka vendosur të rreshtohet përkrahë njerëzve që interesin e përgjithshëm e kanë kusht primar dhe ti përkrahë ata që do ta realizojnë amanetin e dëshmorëve të kombit për një shtet demokratik, ligjor dhe me ushtri. Të paktën kështu u deklaruan banorët e Malishevës, në mesin e së cilëve qëndroi sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, I shoqëruar edhe nga dy kandidatët e tjerë për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Gjilani, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra.

Ai i falenderoi banorët për pritjen, ndërsa tha se në mesin e tyre ndihet si në familje, sepse bashkë kanë punuar në shumë projekte dhe po vazhdohet të punohet edhe në projektet e rradhës.

“Ne sot kemi këtë gjendje ekonomike, politike, shëndetësore, arsimore e kulturore, si pasojë e udhëheqjes së dobët, të paguximshme dhe me mungesë vullneti për të punuar për vendin”, ka thënë Kadriu. “Tre kandidatët për deputetë që jemi nga Gjilani, Ahmet Isufi, Magbule Shkodra dhe une Rexhep Kadriu, do të jemi zë i fuqishëm në institucionet e vendit dh këmbëngulës në ndarje të barabartë të buxhetit të shtetit”, ka thënë më tutje Kadriu.

Në këtë takim, morri pjesë edhe kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës Magbule Shkodra, e cila njëherit është kandidate për deputete në Parlamentin e Kosovës dhe e cila tha se Gjilani është i pozicionuar fuqishëm në programin qeverisës të Haradinajt dhe si i tillë do të jetë pikënisje e punës në mandatin katër vjeqar.

“Në strukturën e Aleancës në nivel qendror kemi shumë anëtarë nga Gjilani, si në kryesi, poashtu edhe si nënkryetar partie dhe si kryetare të AGK-së. Pra, kjo dëshmon se sa Ramush Haradinaj është i interesuar për Gjilanin”, tha Shkodra.

Një fjalë rasti mbajti edhe nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi, i cili gjithashtu është edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Ai para malishevasve tha se pafuqia e qeverisë në ikje për të marrë vendime të rëndësishme në favor të vendit, ka bërë që vendi të detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Kosova ka nevojë për një kryeministër dhe institucione të cilat kanë projekte për përfundimin e punëve që janë në interes të qytetarëve. Ushtria e Kosovës do të formohet në afat sa më të shpejtë kohor, sepse ndryshe nuk mund të themi që jemi shtet. Plani qeverisës i Haradinaj është garantues për këtë”, ka thënë Isufi.

Ndryshe, Gjilani njihet si komuna që ka marrë më se paku nga buxheti i shtetit dhe që më së paku ka qenë pjesë e programit për investime në qeveritë e kaluara.

Kosova Lindore: Vetëm Ramush Haradinaj mund të na kthejë nderin dhe idealet tona

Gjilan, Maj 2017

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës në radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, përfaqësues të Gjilanit, Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra, u mirëpritën në odë nga banorë të Kosovës Lindore.

Aty ku të parët tanë kuvenduan dhe morën vendimet më të rëndësishme për vendin, aty i dhanë fjalën për mbështetjen e tyre banorët e Kosovës Lindore. Ata thanë se besojmë fuqishëm që vetëm Ramush Haradinaj do të na e kthejë nderin dhe idealet tona, prandaj fuqishëm e përkrahim dhe e duam si kryeministër të vendit.

Ndërkaq edhe Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra, që të tre nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët njëherit janë edhe kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës, thanë se do të punojnë dhe do ta dëshmojnë se nuk kanë gabuar nën përzgjedhjen e tyre. Ata premtuan që do të jenë zëri i interesave dhe cështjeve të Kosovës Lindore, në të gjitha aspektet.

Bresalc: Nuk ka dyshim se ka ardhur koha për njerëz të dëshmuar dhe me projekte konkrete për zhvillimin e vendit

Gjilan, Maj 2017

“Nuk ka dyshim se ka ardhur koha për njerëz të dëshmuar dhe me projekte konkrete për zhvillimin e vendit. Ne besojmë në vullnetin e Ramush Haradinaj”. Kështu janë deklaruar qytetarët e Bresalcit, gjatë takimit të mbrëmshëm që patën me kryetarin e AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi dhe kryetaren e Aleancës së Gruas në nivel vendi Magbule Shkodra, që të tre këta që njëherit janë edhe kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës në radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu, tha se këta tre kandidatë që përfaqësojnë Gjilanin, janë njerëz me punë të pastër dhe kanë dëshmuar se i qëndrojnë në krahë qytetarëve në cdo kohë dhe në cdo projekt në të mirën e përgjithshme.

“Kur kemi vendosur të hyjmë në bashkëqeverisje në Gjilan, jam takuar me kryetarin Haradinaj dhe mbajë mend që më pati thënë; ruaje nderin e familjes, fytyrën tënde dhe puno për qytetarët. Kësaj besojë që ia kemi dalur me sukses, sepse sot lirshëm bisedojmë me qytetarët sepse i kemi ndihmuar dhe kemi punuar për ta, prandaj edhe nuk kemi asnjë pengesë. E kemi dëshmuar përgjatë këtyre tre vite e gjysëm se ne jemi gjeneratë që duam të punojmë për mirë”, ka thënë Kadriu.

Magbule Shkodra, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës, tha se e mira e këtyre zgjedhjeve të parakohshme është se kandidat për kryeministër të Kosovës e kemi Ramush Haradinaj.

“Kosovës po i vjenë një kryeministër që din dhe ka guxim të marrë vendime të rëndësishme për vendin, ndërsa Gjilani ka në dispozicion tre kandidatë për deputetë të cilët kanë në mbrojtje interesin e qytetarëve të Gjilanit dhe tatimpaguesve të Anamoravës ti kthehen paratë me investime”, ka thënë Shkodra.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në nivel qendror në këtë takim mobilizues tha se për fat të keq Kosova po hynë në proces të parakohshëm zgjedhor si pasojë e një qeverisje që nuk ishte në gjendje ti kryejë punët për të cilat ishte ngarkuar ti kryente.

“Besojë fuqishëm se Kosova më nuk do të ketë qeveri e cila dorëzohet në gjysëm të rrugës. Kosova do të ketë qeveri me një kryeministër që do të marrë vendime të nevojshme për shtetin dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën. Kosova është i vetmi shtet që për liberalizimin e vizave, kushtëzohet me demarkimin e kufirit me një shtet fqinjë. Kjo nuk ndodhë për shkak të kritereve, por për shkak se qeveria e Kosovës ka bërë gabim në process dhe këmbënglësia e saj për ta kaluar në Kuvend një projekt që e dëmton vendin, e ka dërguar në shtëpi qeverinë Mustafa”, ka thënë Isufi.

You Might Also Like