Anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Fehmi Sylejmani, ka ngritur disa shqetësime aktuale dhe të nevojshme të qytetarëve gjilanas, teksa organet relavante të komunës fare nuk gërzhiten për këto çështje akute, e që po harrojnë se janë përgjegësi kryekëput e tyre. Kryetari i komunës Lutfi Haziri, ndonëse me të madhe kishte premtuar para fushatës dhe gjatë qeverisjes së tij, se qyteti i Gjilanit do të jetë i pastër dhe asnjë vade nuk do të rrjedhë, kjo ka mbetur vetëm premtim elekroral dhe demagogji fjalësh, sepse realiteti po dëshmon krejt të kundërtën, meqë në brendësi të qytetit, në këtë vapë të madhe vadet e kanalzimit po shkojnë skurrel. Saktësisht mbrapa objektit të ish kryetarit të komunës, në truallin e dikurshëm të Eko-Higjienes, e që tashmë shfytëzohet si parking për automjetet e qytetarëve, nga një peset rrjedhë kanalizimi pa ndërprerë, duke krijuar vade të formës së përrockave dhe ansjë zyrtar komunal fare nuk qanë kokën për këtë defekt, që ka pasoja të rënda në aspektin shëndetësor. Më të atakuariit nga kjo avari fekale janë si gjithmonë tash e sa vjet banorët për rreth lumit Mirusha, të cilëve akoma nuk ju ësht bërë zgjidhje e premtuar kaherë nga ish qeverisjet e deritshme, sepse tashmë kjo cështje është bërë përrallë, duke ditur faktin se kjo qeverisje madje e ka devijuar edhe planin e lumit Mirusha, duke u arsyetuar se mënyra e mbulimti të lumit është më e mirë për këta banorë, ndonëse në këtë devijim të këtij plani dyshohet për përfitimi personale nga krerët më të lartë komunal. Po ashtu parku në lagjen Dardania I, ka mbetur nën mëshirën e fatit, sespe askush nuk përkujdeset, derisa kemi kubëza të dëmtuara, fusha e basketbollit e qarë, drita fiken heret dhe është e pa mirëmbajtur. Gjithëashtu një shqetësim tjetër për qytetarët gjilanas në këtë vapë të madhe është edhe neglizhenca e përgjegjësve komunal, që fare nuk merren me freskimin/pastrimin e rrugëve e veçanarisht atyre të lagjeve brenda qytetit. Dhe krejt në fund po ashtu një papërgjegjësi totale e këtij pushtetit është mos mirëmbjatja si duhet e varrezave të qytetit, meqë jo larg festës së Fiter Bajramit shumë qytetarë gjatë vizitave varreve të afërmëve të tyre janë indinjur dhe zhgënjyer me atë që kanë parë tek varrezat.