Kanë nisur punimet në ndêrtimin e parkut në lagjen “Iliria” në Gjilan.
I pari i komunës, Alban Hyseni, i shoqëruar nga disa këshilltarë komunalë kanë inspektuar punimet që po zhvillohen.
“Xhepat e gjelbër ishin premtimi ynë që po përmbushen”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Mê tej ai shtoi se pas parkut Banja, atij Urban, në Miresh, në Demiraj, tani në jetësim e sipër edhe ai në lagjen Iliria.
Kryetari Hyseni, tregoi se ndërsa punimet kanë filluar edhe në Shillovë nga ku shpejt publikohen edhe pamjet!