Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Karatesë për grupmoshat e reja, i cili është mbajtur në Amerikën Jugore, gjegjësisht në qytetin Santiago të Kilit. Pos juniorëve, në këtë kampionat kanë marrë pjesë edhe kadetët si dhe karateistët e grupmoshës U-21.
Gara që ka nisur më 23 tetor, po vazhdon edhe tashti dhe do të përfundojë nesër më 27 tetor, kurse në mesin e përfaqësueses nga Kosova ishte edhe karateisti gjilanas, Endrit Beka, që garoi në grupmoshat 16/17 vjeç, kategori e juniorëve -55 kilogramë, duke prekur edhe çerekfinalen.
Fillimisht ai përball me garuesin nga Bolivia, të cilin e mundi me rezultat të thellë 8:0. Në garën e dytë ai u përball me garuesin nga Kina e në meçin e tretë mposhti përfaqësuesin nga El Salvadori me rezultat 1:0, për të humbur në meçin e katërt me rezultat 1:0 nga garuesi nga Spanja, duke mos patur mundësi që t’i vazhdojë garat më tej.
Është ky një sukses për këtë garues të ri, që konsiderohet e ardhmja e karatesë gjilanase dhe asaj kosovare.