Sportet me dorë

KB Vitia nga rruga në palestër

Klubi i parë i basketbollit në Viti u formua zyrtarisht me datën 22 shtator të vitit 2015. Të rinjtë e këtij qyteti, me ndihmën e trajnerit Nehat Rexhepi, i cili mori iniciativën për ta sjellë këtë sport në Viti, u njoftuan me basketbollin. Historia e sportit ne Viti u ndryshua vetem ne veren e vitit 2015, ku të rinj vitias thyen një “ tabu” duke e sjellur në Viti për herë të parë sportin e basketbollit.

Në vitin 2015 qyteti filloj te frymoj ndryshe,filluan te perdoren terma te ri te sportit,praktika e levizje te reja. Basketbolli si sport i padegjuar me pare ne qytetin vitias, per nje moment u shendrrua ne lojen e preferuar te te rinjve,megjithate per nje kohe basketbolli mbeti vetem si nje hobi qe e praktikonin disa te rinje. Ky sport beri jehone vetem atehere kur ne skene u shfaq Z. Nehat Rexhepi,i cili pasi pa pasionin e ketyre te rinjeve filloi me aktivitete te shumta duke i mbledhur te gjithe ata dhe duke ju mesuar hapat e pare te kesaj loje. Lojrat e para u zhvilluan te shkolla fillore “Bafti Haxhiu” ne qytetin e Vitise pasi aty ishte i vetmi ambient ku mund te zhvilloheshin ndeshje dhe stervitje.

Aty dhe filloi gjithçka Z.Nehat Rexhepi se bashku me ata te rinje e dhane idene per krijimin e pare te nje klubi basketbolli ne qytet,aty dhe filluan perpjekjet e para per krijimin e klubit. Pasi per te bere basketboll ne Viti ishin kushtet minimale shkaku i mungeses te nje palestre sportive Z.Nehat Rexhepi nuk u ndal asnjehere,ai filloi te organizoj stervitje dhe lojra ne nje palester ne Ferizaj,ishte ai qe ata te rinje i dergoj nga rruga ne palester. Ishte nje hap i madh sepse ne palester talenti i te rinjeve filloi te shfaqet dukshem,duket se ata ishin te lindur per ate sport. Dhe pas shume perpjekjeve me daten 22 shtator te vitit 2015 zyrtarisht klubi i basketbollit Vitia u be realitet,ku kryetar u zgjodh Z.Nehat Rexhepi me plot merite pasi qe ishte iniciatori i vetem qe qytetaret e Vitise te pasurohen me nje sport te ri dhe qe te rinjet te fillojne te enderrojne qe nje dite te behen lojtar basketbolli profesionist. Puna filloi menjehere,filluan stervitjet,u krijuan edhe te gjithe grupmoshat,pregaditjet per garat kampionale u bene gjate tere vitit,duke zhvilluar shume ndeshje miqsore si ato me Kb “Kastriotin”, Kb” Llapi”, Kb “Elita” nga Bujanoci si dhe ndeshja me Kforin amerikan. Progresi qe treguan ne keto ndeshje ishte i madh ,ishte bere nje pune vertete e madhe duke ju falenderuar trajnerit Z.Nehat Rexhepi i cili punoj intesivisht dhe sakrifikoj shume per t’i rritur te rinjet si basketbollist. Gjithashtu gjate kesaj kohe u vizituan edhe nga disa trajner te tjere te cilet erdhen per te sjelle njohuri shtese per te rinjet ,te cilet ne i falenderojme per mbeshtetjen e tyre.

Kulmi i gjithe kësaj erdhi me fillimin e garave kampionale, ku KB ” Vitia” si debutues shënuan fitoren e parë historike të klubit,Z.Nehat Rexhepi i kishte pergatitur keta te rinje aq shume sa qe ata arriten te mposhtin KB “Llapin” me nje rezultat prej 78:42 me nje diference aq te madhe pikesh,ishte nje rezultat i pabesueshem,ai u be nje hero i qytetit. Por pasi ai shenoi fitoren e pare,ai dha doreheqje nga pozita e kryetarit dhe trajnerit per arsye te se do te perkushtohet studimeve akademike. Nje goditje e madhe per Kb “Vitia” pasi u largua ikona e tyre dhe çelsi i suksesit te tyre mirepo vitiasit i jane falenderues gjithe jeten atij per te pasi ai i shendrroji femijet e tyre nga rruga ne yje duke ju dhene mundesi dhe duke ju shendrruar endrren e tyre ne realitet. E në klub janë të bindur se sukseset e këtij klubi do të vazhdojnë dhe nuk do të mungojnë dhe se klubi I tyre do të synon edhe një rang më të lartë të garave në basketbollin e Kosovës. Aziz Zuka

 

You Might Also Like