Kryetrajneri i Hajvalisë, Sunaj Keqi, është ndarë i kënaqur me rezultatin e arritur në fushë, duke i përgëzuar lojtarët e vet për lojën e treguar.
“Ditëm të mbrohemi, kurse Drita që sulmoi gjatë tërë kohës u ndëshkua nga një kundërsulm i yni. Ekipi im po forcohet nga dita në ditë dhe me ta jemi duke punuar mirë. Patëm disa ndeshje pa pika, kurse në Gjilan i morëm tri, ngase treguam tërë potencialin tonë. Drita pati më shumë nga loja, por ne u treguam më të qartë dhe fituam me plot meritë”, ka thënë Keqi.