Gjilan

Kryetari Hyseni shpërndan certifikata për 60 nxënës të shkollave të Gjilanit të cilët u trajnuan në kuadër të Javës së Kodimit

Kryetari Hyseni shpërndan certifikata për 60 nxënës të shkollave të Gjilanit të cilët u trajnuan në kuadër të Javës së Kodimit

Gjilan, 24 tetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë certifikata për 60 nxënës, të cilët janë trajnuar në fushat përkatëse në kuadër të Javës së Kodimit.

Kjo ngjarje shënon përmbylljen e Javës së Kodimit (EU CODE WEEK 2022) e cila është organizuar qendra për edukim në teknologji ProCoders CENTER dhe Komuna e Gjilanit.

Java e kodimit është mbajtur në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet që kanë aspirata të jenë pjesë e BE-së, siç është Republika e Kosovës.

Ndryshe, Gjilani këtë vit ka qenë qyteti i vetëm në Kosovë, që ka organizuar këtë ngjarje me rëndësi për zhvillimin e teknologjisë.

You Might Also Like