Futboll

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

SC Gjilani këtë të mërkurë ka mposhtur Trepçën ’89 në Mitrovicë me rezultat të thellë 5:1. Është interesant se të gjitha golat për Gjilanin i ka shënuar Albert Dabaiqaj, 5 sish.

Në anën tjetër ekipet tjera që kanë luajtur këtë të mërkurë janë Prishtina – Ballkani 2:0, Vushtrria – Behari 1:0 dhe Llapi – Malisheva 2:2 (6:5 pas penaltive).

Kështu në gjysmëfinale janë kualifikuar Gjilani, Prishtina, Llapi dhe Vushtrria. Pas tërheqjes së shortit do të dihet se cili do të jetë kundërshtari i Gjilanit në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale do të luhen dy ndeshje vajtje-ardhje, kurse ekipi që arrin rezultat më të mirë nga dy ndeshje do të kualifikohet në finale./kryelajmi.com/.

You Might Also Like