Gjilan

Këta janë më të mirët në Gjilan për vitin 2022

Në lëmin e letërsisë më e mira për vitin 2022 u shpall poetja Alisa Bekteshi për librin e saj me poezi “Pëshpëritja botës ëndrrat”. Ajo u shpall shkrimtarja e vitit.

Për ekspozitën e tij personale “Silence…”, të kuruar nga Sislej Xhafa, e ai ishte edhe fitues i çmimit ndërkombëtar Musli Mulliqi, ishte pjesëmarrës edhe në shumë ekspozita të tjera e për këtë vit, andaj artist i vitit në Gjilan u shpall Artan Hajrullahu.

Sportisti më i mirë në Gjilan u shpall karateisti Elhami Shabani, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë.

Klubi më i mirë sportiv për Vitin 2022 u shpall kampioni i Kosovës, Fituesi i Kupës dhe Kampioni Vjeshtor i Kosovës në Volejboll, KV Drita – Femrat.

Çmimi Special nga fusha e teatrit iu nda doajenës së teatrit gjilanas, Mjereme Berisha, për kontributin e pamohueshëm në zhvillimin e teatrit të Gjilanit, kurse prezantimin më të suksesshëm në fushën e teatrit e pati Shfaqja e Teatrit të Gjilanit “Aylan”, që zuri vendin e parë në Poloni, ajo mbetet shfaqja që shkroi historinë më të re në historinë e Gjilanit.

Mirënjohjet për më të mirët i shpërndau Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like