Sivjet Klubi i Hendbollit Drita arriti të inkuadrohet në play-off, ku u mposht nga kampioni i shumëfishtë KH Besa nga Peja. Vitin e ardhshëm mëton edhe më shumë, andaj qysh tashti ka filluar të riorganizohet, me të vetmin qëllim që në kampionatin e ardhshëm të bëjë edhe më shumë.
Klubi gjilanas është riorganizuar dhë është bërë me kryesi të re, andaj vitin e ardhshëm synon të prek kreun. Siq ka theksuar Luan Sllamniku, drejtues në KH Drita, ky ekip tashti ka kryesinë 12 anëtarësh, ku kryetar i KH Drita është zgjedhur Luan Keka. Luan Sllamniku ka marrë detyrën e drejtorit sportiv, kurse sekretar u zgjodh Kushtrim Musa.
Klubi mëton arenën ndërkombëtare, andaj që tashti ka zgjedhur kryetarin për diasporë e ky është trajneri i mirënjohur në Gjermani, Mitat Ferati.
“Jemi organizuar mirë dhe mendoj që do të kemi më shumë sukses në kampionatin në vijim. Kryesia e re ka rënë në ujdi që të sjellë 4 – 5 përforcime në lojtarë, sikurse që do të sjellim edhe një trajner cilësorë dhe ky do të jetë vetëm fillimi”, ka thënë Luan Sllamniku, drejtor sportiv në KH Drita nga Gjilani.