Sportet me dorë

KH Drita e pandalshme

Klubi i Hendbollit Drita e ka nisur aty ku e ka lënë, me fitore. Kosova e Vushtrisë më kot është përpjekur të ndalë hovin e Dritës, që po shkëlqen në këtë kampionat. Djelmoshat kaltër e bardh nga Gjilani, me një mbrojtje të fortë ia kanë dalë që të paralizojnë sulmuesit vushtrrias, derisa në fazën e sulmit ishin më efikas andaj edhe shënuan fitore me meritë me rezultat 22:19.

Kjo fitore i rrit edhe më shumë gjasat e ekipit gjilanas që në xhirot në vijim të siguroj një vend që qon në garat ndërkombëtare, që do të ishte njëri ndër sukseset më të mëdha në histori të klubit. Gjithsesi se për këto suksese kanë lojtarët, të udhëhequr nga shtabi teknik me në krye Erhan Shahinin, derisa meritë e vecantë shkon edhe për kryesinë e klubit dhe të palodhshmin Luan Sllamniku, kryetar.

Ndeshja e radhës e KH Drita do të jetë ndër më të veçantat, ngase do të luhet derbi i qytetit tonë, Drita – Zhegra. Duhet cekur se Zhegra në këtë xhiro ka pësuar në shtëpi ndaj Vllaznimit, me rezultat 28:32, por kur është në pyetje derbi lokal, aty fituesi nuk dihet deri në fund.

You Might Also Like