Ai është sulmuesi shqiptar nga Norvegjia, Klajdi Burba.
Futbollisti 19 vjeçar vjen nga ekipi Viking FK Stavanger nga kampionati norvegjez.
Duke qenë se Drita nuk kishte shumë informata për të, ai u provua për një javë te gjilanasit dhe për kaq kohë bindi trajnerin Shpëtim Duro për të qëndruar.
Ndryshe, ekspedita e Dritës tashmë ndodhet në Turqi për përgatitje.