Sporte të tjera

Klubi i Gjimnastikës ,,Halil Alidema,, shkëlqeu me 13 medalje

Këtë të shtunë janë mbajtur garat e grupit C nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës.

Gjimnastet e Klubit të Gjimnastikës ,,Hazir Alidema,, patën një paraqitje të shkëlqyer, duke fituar 13 medalje. K.Gj ,,Halil Alidema,, në këtë garë mori pjesë me 12 gjimnaste, 10 nga Gjilani dhe 2 nga Vitia. Në dy kategori parayllka,yllka 6,7,8 dhe 9- vjeçare.

Siç ka theksuar trajneri Hazir Alidema në diciplinat akrobaci dhe kapercime, pavarësisht emocioneve dhe konkurencës së madhe, ato rrezatuan me sukses! Nga ajo që u tregua në këto gara se klubi do të ketë një të ardhme të ndritur si gjimnastet : Asia Spahiu, Viola Haziri, Gjina Kërqeli, Symea Latifi, Aria Kerqeli, Arela Spahiu dhe dy gjimnaste nga Vitia Diola Zeqiri dhe Erda Pira të gjitha këto u nderuan me medalje nga Federata e Gjimnastikes! Klubi ka nevojë për mbështetje, investim dhe perkrahje që të ecin përpara drejt sportit të bukur të gjimnastikës! Ky sukses i gjimnasteve është frymzues për të gjithë sportin gjilanas!/kryelajmi.com/.

You Might Also Like