Federata e Gjimnastikës së Kosovës të shtunën ka shpallur më të mirët e vitit 2020. Në fillim të ceremonisë për shpalljen e më të dalluarave për vitin që e lamë pas, kryetari FGJK-së, Besim Halilaj, ka falënderuar të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, MKRS-në, KOK-un, Departamentin e Sportit dhe mediet për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e sportit të gjimnastikës në vendin tonë. Njëshi i gjimnastikës në Kosovë ka njoftuar që se shpejti do të fillon bashkëpunimi në mes FGJK-së dhe Federatës së Gjimnastikës së Kroacisë si dhe themelimin e një lige ballkanike.
Ndër ata që u vlerësuan ishte edhe Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”, i cili ka arritur rezultate të mëdha ndër vite dhe edhe kësaj herë është vlerësuar nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës, duke u shpërblyer me shumë mirënjohje e diploma.
Kështu për rezultatet e arritura, ky klub është nderuar me me diplomë për vendin e tretë në kategorinë e juniorëve, diciplina: paralele e shkallëzuar Aksel Murtezi.
Gjithashtu diplomë është fituar edhe diplomë, vendi i tretë katagoria parapioniere diciplina kapërcimet, Eliza Ramadani.
Koeficienti Shpresa Olimpike
Diplomë, vendi i tretë, kategoria parapinoniere, diciplina: tra i ekuilibrit, Elza Ramadani.
Koeficienti Shpresa Olimpike
Motivacion: Trajneri Hazir Alidema, Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”, Viti, për kontributin e dhënë në zhvillimin e Gjimnastikës në Kosovë.
Motivacion: Trajneri Ardi Kryeziu, Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”, Viti, për kontributin e dhënë në zhvillimin e Gjimnastikës në Kosovë.