Në Liqenin e Livoqit të epërm sot është mbajtur Turneu Memorial i Peshkimit “Arban Bislimi” në praninë e shumë peshkatarëve dhe klubeve sportive të peshkatarisë.
Për herë të parë Shoqata e Peshkatarisë “Elita” nga Gjilani ka organizuar këtë turne, në shenjë të përkujtimit për shokun e tyre Arban Bislimi i cili më herët kishte ndërruar jetë.
Në këtë turne ndërkombëtarë të peshkatarisë morën pjesë peshkatarët nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Malit i Zi, Shqipëria e klubeve nga Kosova Ferizaj, Mitrovica, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Shtime, Pejë dhe nikoqiri Elita nga Gjilani.
Ndërsa pjesëmarrës ishin 36 peshkatarë nga tre garues në secilin skuadër.
Në garat Individuale pozita e parë i ka takuar Astrit Dauti nga skuadra “Salmoni” Shtime, pozita e dytë i ka takuar Naser Bajqinca “Agora” Ferizaj, ndërsa pozita e tretë i ka takuar Valdrin Berisha “Radoniqi” Gjakovë.
Në garat ekipore pozita e parë i ka takuar Klubit të Peshkatarisë “Radoniqi” Gjakovë në pozitë të dytë është renditur “Agora” nga Ferizaj ndërsa në pozita e tretë është renditur “Salmoni” Shtime.
Pas përfundimit të garave në një drekë të përbashkët të gjithë pjesëmarrësit e çmuan dhe nderuan shumë lart jetën, veprën e ish peshkatarit të klubit “Elita” nga Gjilani Arban Bislimi ku u theksua se Arbani ishte një sportist i vërtet i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shumë sfera të jetës, u theksua se Arbani i mungon familjes, shoqërisë e klubit “Elita” por do të jenë gjithmonë krenar që Arbani ishte shokë i tyre.
Organizatori i këtij turneu ndërkombëtarë klubi sportiv i peshkatarisë “Elita” për më të mirët ka shpërndarë kupa, mirënjohje e medale Nga klubi sportiv “Elita” u theksua se ky turne i peshkatarisë në të ardhmen do të jetë edhe më masovik.