Gjilan, 13 gusht 2020 – Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese të gjendjes, pas 12 rasteve të reja pozitive, brenda 24 orëve të fundit.
Brenda pesë muajve, bilanci i përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 651 të rezultuar pozitivë në total, 442 të shëruar, 182 raste aktive, dhe fatkeqësisht 27 qytetarë e kanë humbur betejen me COVID-19.
Në mbledhje u bë e ditur, po ashtu, se 47 pacientë janë të hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, derisa mostra në pritje të rezultateve janë 30, të dative 12 dhe 13 gusht.